Video

02/07/2014 14:48:17

Pas statusit, sfida e projekteve. Tė ngremė kapacitetet profesionale

Intervistė nė eksluzive pėr HermesNews.Org e Ministres sė Integrimit Europian Klajda Gjosha. Risitė pėr projektet. Ja si do tė shpenzohen paratė e europianėve. Instrumenti i ri financiar pėr asistencėn e para - aderimit IPA II. Sektorėt qė do tė kenė prioritet nė financime. Nuk do tė ketė mė projekte tė orėve tė fundit






Hermesnews - Pas marrjes sė statusit, sa mendoni se do tė jetė sfidė pėr shqipėrinė rritja e kapaciteteve profesionale nė kriteret pėr marrjen e projekteve europiane ?

Ju falenderoj pėr kėtė pyetje. Besoj se pikėrisht rritja e kapaciteteve profesionale nė pėrthithjen e sa mė shumė fondeve sa mė shumė projekteve nga Bashkimi Europian mbetet njė nga sfidat tona mė tė mėdha, ashtu sikurse pėr tė gjitha vendet aspirante. Ne duhet tė ngremė kapacitetet e nevojshme nė nivel qendror dhe lokal nė mėnyrė qė tė ketė ndėrveprim me partnerėt tanė evropiane. Qeveria shqiptare tashmė ka njė qasje tė re, duke e konsideruar impaktin e projekteve europiane jo thjesht pėr periudhėn nė tė cilėn ato shtrihen, por duke i parė si njė vlerė e shtuar qė do tė vijojė tė ketė efekte pozitive nė fushėn ku zbatohet edhe pas pėrfundimit tė projektit. Vazhdimisht nė takimet me partnerėt tanė kam kėrkuar asistencė pėr ngritjen e kapaciteteve dhe mund t'ju them qė pjesa mė e madhe e tyre janė ofruar tė na japin ndihmesėn dhe gjithė eksperiencėn e tyre pėr kėtė pjesė.

...dhe pjesa mė e vėshtirė me projektet europiane ka tė bėjė me raportet qė bėhen nė faza tė ndryshme tė projekteve dhe transparenca nė shpenzime. Ēfarė strategjie keni pėr kėtė ? Si mendoni tė rrisni besimin e BEsė nė kėtė pjesė tė logjistikės sė projekteve europiane ?

Vetėm pak muaj mė parė pėr herė tė parė, ne nėnshkruam njė marrėveshje me Bashkimin Europian, ku pėr herė tė parė i lejohet Shqipėrisė tė menaxhojė vetė fondet e akorduara nga BE. Ky ėshtė treguesi mė i mirė i besimit ndaj qeverisė shqiptare e cila gjithashtu ėshtė e angazhuar qė cdo qindarkė qė i jepet vendit tonė nga qytetarėt europianė tė ketė destinacionin e duhur. Pėr herė tė parė, nė bashkėpunim me Komisionin ėshtė mundėsuar hartimi i projekteve duke u bazuar nė konceptin e pėrqasjes sė gjerė sektoriale. Gjithashtu Shqipėria dhe vendet e tjera pėrfituese tė rajonit po punojnė pėr hartimin e dokumenteve tė tjera strategjike dhe teknike me qėllim adresimin sa mė tė mirė tė fondeve tė Instrumentit tė ri Financiar pėr Asistencėn e Para-aderimit (IPA II) nė kuadrin e perspektivės sė re financiare 2014-2020.

Sa hapėsirė financuese nga fondet europiane do tė kenė ndėrmarrjet e vogla dhe tė mesme, entet publike dhe shoqatat e vullnetariatit ?

Hapėsira pėr sa ju sipėrpėrmendėt, do tė jetė nė vartėsi tė nevojave qė ka vendi, pėrputhjes me strategjitė dhe prioritetet qė janė vendosur sipas qasjes sektoriale tė vendosur nė bashkėpunim me partnerėt tanė europianė.

A do tė ketė pėrparėsi pėr shpėrndarjen e fondeve ? Cilat fusha kanė mė tepėr prioritet ?

Fondet e parashikuara pėr financim nga IPA 2014 pėr herė tė parė do tė alokohen nė dy forma: mbėshtetje pėr sektorė ku nevojat pėr ndėrhyrjet aktualisht konsiderohen si tepėr emergjente, si p.sh. e drejta e pronėsisė, integrimi i romėve dhe shoqėria civile dhe mbėshtetje buxhetore (bugdet support) pėr menaxhimin e financave publike. Deri tani financimi i projekteve IPA ėshtė bėrė pa pasur prioritete. Ne siē e thashė, kemi njė qasje krejt tė re. Kemi sektorė prioritare dhe mund t’ju them se ka marrė njėherė e pėrgjithmonė fund koha kur projektet hartoheshin nė momentet e fundit. Fokusi nė programimin e projekteve do tė bėhet me bazė sektoriale duke marrė parasysh zbatimin e prioriteteve dhe strategjive afat-mesme dhe afat-gjata dhe sigurimin e buxhetit pėrkatės. Fusha e drejtėsisė dhe ēėshtjeve tė brendshme, mjedisi dhe ndryshimet klimatike janė nga sektorėt pilot tė pėrzgjedhur.

BE, po kalon njė periudhė qė ėshtė mjaft e vėshtirė pėrsa i pėrket ndihmave financiare. Sa parashikohet tė lėvizin fondet pėr Shqipėrinė pas marrjes sė statusit ?

E kam deklaruar dhe mė herėt, qė marrja e statusit nuk ka lidhje me lėvizje apo rritje tė fondeve tė BE-sė. Shqipėria nuk ka pėrfitim tė drejtpėrdrejtė ekonomik nga marrja e statusit, por do tė pėrfitojė nė mėnyrė indirekte pasi tashmė shihet si njė vend i besueshėm pėr investitorėt e huaj, ēka pėrkthehet nė mė shumė vende pune e mė shumė zhvillim pėr vendin,

Nga marrja e statusit deri nė aderim Shqipėrisė, mendoni se do tė duhen mė pak apo mė shumė se 10 vite ? Cilat janė pritshmėritv qė ka Shqipėria nė lidhje me kėtė ? Po parashikimet e BEsė cilat janė ? Synimi juaj ėshtė tė aderoni gjatė kėtij mandati ?

Ne jemi tė vendosur tė mos ndalim reformat, tė mos ulim ritmin. Sigurisht ambicja jonė e rradhės ėshtė hapja e negociatave, por nuk mund tė vendosim afate apo limite kohore kur do tė ndodhė kjo. Gjithēka varet nga mėnyra dhe shpejtėsia me tė cilat ne do tė zbatojmė reformat pėr tė transformuar vendin.

Cila prej ministrive do tė ketė punėn me voluminoze pėrsa i pėrket reformave nė aderimin e vendit ?

Nuk ka ministri qė do tė ketė mė pak punė, apo ministri qė do tė ketė volum tė shtuar pune. Megjithatė ne kemi pesė prioritete kyēe tė cilat duhet tė pėrmbushen deri nė hapjen e negociatave si fillim. Ministritė e linjės qė mbulojnė kėto prioritete, Ministria e Integrimit Europian qė koordinon proēesin do tė kenė punė intensive. Nė vijim, kur tė negociohet kapitull pas kapitulli me BEnė, ministritė dhe gjithė institucionet e tjera tė vartėsisė do tė jenė pjesė e kėtij proēesi i cili pėr hir tė sė vėrtetės kėrkon angazhim, pėrkushtim dhe shumė punė.

Ēfarė do t’i thonit skeptikeve europianė qė pretendojnė reformat nė drejtėsi nga ana e Shqipėrisė ?

Reforma nė drejtėsi do tė ēohet deri nė fund, jo pėr skeptikėt europianė por pėr qytetarėt shqiptarė tė cilėt meritojnė t'u rikthet besimi tek institucionet e drejtėsisė. Po punohet ngushte me Komsionin e Venecias nė kėtė drejtim. Do tė kemi shumė shpejt draftin e parė tė kėsaj reforme qė do tė jetė e vėshtirė, por e realizueshme.


* Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi



Doriana Metollari